“Luftë” Turqi-Greqi, avionët e Erdogan hyjnë në hapësirën helene

00:32 | 19 Janar 2019
Trina Galanxhi

Greqia ka akuzuar Turqinë se ka shkelur hapësirën e saj ajrore, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të Ankarasë.

Raportohet se dy avionë luftarakë turq F16 kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë.

Avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03, sipas orës lokale. Ata fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan.

Greqia i konsideron provokime nga pala turke të tilla raste. Incidente të këtij lloji kanë qenë të shpeshta gjatë muajit të fundit, kur avionë luftarakë turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke./shqip/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme