Të paktën 116 njerëz kanë vdekur si pasojë e një lufte mes bandave rivale në burgun e Ekuadorit, thonë zyrtarët, duke e cilësuar atë si dhunën më të keqe në historinë e burgut.
Të paktën pesë të burgosurve u është prerë koka ë përleshjet e së martës në qytetin Guayaquil, ndërsa të tjerët u qëlluan për vdekje, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Penitenciare Litoral strehon të burgosur nga bandat ekuadoriane që mendohet se kanë lidhje me kartelet meksikane të drogës.
Ky burg konsiderohet si një nga burgjet më të rrezikshme në vend.
Komandanti i policisë Fausto Buenaño thotë se të burgosurit hodhën edhe granata. U deshën 400 policë për të rimarrë kontrollin.
Mediat lokale raportojnë se kryengritja u urdhërua nga banda të fuqishme meksikane të trafikut të drogës që tani po veprojnë në Ekuador.
Ky është incidenti i dytë i madh në burg në Ekuador, pasi në shkurt 79 të burgosur u vranë gjatë një përleshje.
Besohet se më shumë se 80 të burgosur janë të plagosur.
Presidenti Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...