Luftë në Gjeorgji, ndalet grupi terrorist

21:55 | 22 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Shpërthime të fuqishme dhe breshëri të gjata armësh zjarri u dëgjuan në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, ndërsa forcat speciale të policisë rrethuan një grup personash të dyshuar si terroristë.

Mësohet se të dyshuarit ishin strehuar në një apartament në një bllok banesash dhe jo vetëm që nuk pranuan të dorëzohen, por i rezistuan me armë policisë.

Pas evakuimit të banorëve në kompleksin e banesave në zonën Isani në kryeqytet dhe pas disa orësh shkëmbim zjarri, autoritetet thanë se mundën të eliminojnë kërcënimin terrorist.

Sipas policisë gjeorgjiane, një anëtarë i forcave speciale humbi jetën në përballjen me terroristët. Autoritetet thanë se një i dyshuar ra në pranga, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër të grupit. Autoritetet janë treguar mjaft të kursyera në raportimin e ngjarjes, por mediat lokale thonë se militantët ishin shtetas të huaj të kthyer nga Siria.

Dyshohej se ata kishin lidhje me grupe ekstremiste dhe që mund të ishin duke përgatitur një sulm. Gjeorgjia nuk ka pasur asnjë incident xhihadist prej vitesh dhe sipas mediave, kjo falë punës së autoriteteve që janë gjithnjë vigjilente për shkak të afërsisë me Çeçeninë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme