Luftime të ashpra janë verifikuar në frontin e Bakhmutit, ku Rusia thotë se po rifiton terren. Këta ushtarë ukrainas i përkasin një njësie që lufton prej muajsh. Në javët e fundit ata arritën të avanconin, por tani janë rusët që po përpiqen të rimarrin nën kontroll territorin dhe po kryejnë sulme pas sulmi.
“Sulmi i fundit u bë këtë mëngjes. Por nuk është ndonjë gjë e veçantë. Sulmet janë të përditshme, me të shtëna nga të dyja palët. Është kjo mënyra se si përshëndetemi çdo mëngjes. Dhe të themi të drejtën, jemi të lodhur”, thotë një ushtar.
Njësia është vazhdimisht në lëvizje, pasi lufta vazhdon edhe në fronte të tjera. Gjatë natës, Rusia sulmoi sërish me një skuadrilje dronësh kamikazë dhe me raketa disa infrastruktura kritike.
Shumica e tyre u rrëzuan nga sistemet mbrojtëse, por një rafineri në rajonin Poltava u godit. Nga ana e saj, Rusia ka deklaruar se ka rrëzuar dy dronë në kufi me rajonin e Kurskut./euronews.al/
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...