Google ADS

Luftë mes karteleve dhe policisë në Meksikë, më shumë se 20 të vrarë

21:06 | 1 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Përleshjet me policisë dhe personave të dyshuar si pjesëtar të karteleve në Meksikë kanë lënë të vdekur 21 persona në këtë fundjavë, thonë autoritetet.

Kjo ka ndezur një debat edhe te Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është zotuar të listojë si grupe terroriste këto grupe, transmeton portal arbresh.info

Qeveria e shtetit verior të Coahuila tha që forcat e sigurisë locale kanë vrarë shtatë persona të armatosur gjatë ditës së dielë, duke shtuar se 10 të tjerë u qëlluan për vdekje gjatë shkëmbimeve të zjarrit në qytetin e vogël të Villa Union, jo larg kufirit me Teksasin.

Katër policë gjithashtu u vranë dhe gjashtë të plagosur në pushkatimet, të cilat tronditën banorët e qytetit rreth mesditës të së shtunes, duke ndezur alarmin në mediat sociale dhe kritikat e reja për qasjen e qeverisë mbi trajtimin e bandave të fuqishme.

Shumica e personave të armatosur dyshohet se janë pjesë e katrelit të verilindjes nga shteti Tamaulipas në lindje.

Sipas shifrave zyrtare besohet se numri i vrasjeve në Meksikë është shumë i ulët se para shtatë vitesh, megjithatë shifrat e vrasjeve janë duke nxitur nivele rekord./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme