Google ADS

Luftë mes bandave në Meksikë, 13 të vdekur

01:13 | 14 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 13 persona janë vrarë gjatë një beteje mes dy bandave rivale në Meksikë.

Pesë persona janë vrarë në një bar në natën e së martës në kryeqytetin e shtetit qendror Guanajuato, ndërsa shtatë persona u gjetën të vdekur në dy vende të ndryshme në shtetin perëndimor të Michoacan, sipas zyrtarëve në prokuroritë e shtetit, kanë deklaruar zyrtarët, transmeton portali arbresh.info

Tre trupa janë gjetur në gjendje të dekompozuar, përfshirë edhe një grua në Angahuan.

Shkalla e vrasjes është rritur tashmë mbi nivelet e vërejtura në vitin 2011, që konsiderohej si viti më vdekjeprurës nën ish-presidentin Felipe Calderon, i cili dërgoi edhe ushtrinë për të luftuar bandat e drogës.

Në shtatë muajt e parë të vitit 2017, prokuroria ka hetuar 14,190 vrasje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme