Google ADS

Luftë e ashpër për kontrollin e Al Babit, përparon ushtria turke

21:08 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ushtria e Lirë Siriane, e mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë, kanë vazhduar përparimin drejt qendrës së rajonit Al Bab në veri të Sirisë.

Një prej komandantëve në terren të ULS-së, Halid Ibrahim në një deklaratë për Anadolu Agency, tha se njësitë e lidhura me ULS-në, të mbështetura nga Ushtria turke në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, kanë çliruar nga kontrolli i organizatës terroriste DEASH shkollën e mesme teknike, kryqëzimet Kef dhe Deluv si dhe klubin e sportit që ndodhen në jugperëndim të rajonit Al Bab në verilindje të Halepit.

“Opozitarët të cilët kanë çliruar edhe kryqëzimin e madh në qendër të rajonit, po luftojnë me elementët e organizatës terroriste DEASH përreth ndërtesës së postës dhe gjykatës në qendër të rajonit Al Bab”, ka konfirmuar Ibrahim.

Ai ka shtuar se forcat e ULS-së operacionin drejt qendrës së rajonit e kanë nisur në mesnatë, dhe sipas tij, njësitë janë duke përparuar në mënyrë të kontrolluar drejt qendrës së rajonit nga pjesa jugperëndimore e qytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme