Një luftanije e Marinës amerikane besohet se ka hyrë në ujrat pranë Sirisë, pasi Presidenti Donald Trump premtoi se do merrte “vendimin e madh” menjëherë pas sulmit kimik në Siri.
Associated Press njofton se luftanija Donald Cook tani është afruar në brigjet e Sirisë dhe në të gjendën njëjtat raketa Tomahaëk të përdorura nga SHBA në një aeroport sirian vitin e kaluar pas një sulmi të dyshuar të gazit sarin ndaj civilëve, transmeton portali arbresh.info
Trump po shqyrton mundësinë e sulmeve ajrore shtesë pasi Assadi thuhet se urdhëroi sulmin e armëve kimike jashtë Damaskut që vrau dhjetëra njerëz dhe i la të tjerët në dhimbje torturuese.
“Asgjë nuk është jashtë tryezës”, tha Trump, kur u pyet në lidhje me urdhërimin e veprimeve ushtarake.
“Ne jemi duke marrë vendim mbi atë se farë duhet të bëjmë në lidhje me sulmin e tmerrshëm në Siri”, shtoi ai.
Britania e Madhe dhe Franca kanë shprehur se do të mbështesin SHBA-në, ndërsa Rusia ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse sulmohet Siria./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...