Luftanije ruse në Mesdhe, Moska: Në 2023, zhvillojmë infrastrukturën bërthamore

15:29 | 30 Nëntor 2022
E.H

Rusia do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ndërtimit të infrastrukturës për forcat e saj bërthamore në vitin 2023.

Këtë e tha ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ditën e mërkurë.

Rusia ka rezervat më të mëdha të armëve bërthamore në botë, me gati 6 mijë teste nukleare.

“Kur të përgatisim listën e objekteve kryesore të ndërtimit për vitin 2023, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ndërtimit në interes të forcave strategjike bërthamore”, u shpreh Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes, rus.

Në një fjalim televiziv, krahu i djathtë i Putinit tha se Moska do të punojë gjithashtu për të përmirësuar aftësitë luftarake të forcave raketore dhe se infrastrukturë po ndërtohej për të pozicionuar sistemet e reja.

“Gjatë operacionit special në Ukrainë, protestohen metoda të reja luftarake, të përdorimit të trupave dhe artilerisë. Ato përfshijnë përdorimin e sistemeve të zbulimit dhe sulmit, përfshirë dronë dhe artileri moderne të avancuara. Janë marrë masa për ndërtimin e infrastrukturës për pozicionimin e sistemeve të reja raketore”, tha Sergei Shoigu.

Kievi sakaq ngre alarmin se luftë anije ruse me një total prej 84 raketash kruz caliber, janë në gjendje gatishmërie luftarake në Detin e Zi dhe Detin Mesdhe.

Sipas forcave të marinës dhe ato të armatosura në Kiev, në detin Mesdhe, ka 9 luftanije të Moskës, me një total prej 74 raketash.

Forcat ajrore ruse dhe kineze zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake në rajonin e azi-paqësorit, me rakethedhësit rusë TU-95 dhe ato kinezë Xian H-6, që fluturuan mbi detin e Japonisë dhe atë të Kinës Lindore për 8 orë./A2/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme