Një anije e marinës amerikane që patrullonte në Gjirin Persik hapi zjarr në shenjë paralajmërimi ndaj një anijeje iraniane të Gardës Revolucionare, në momentin kur ajo iu afrua shumë pranë.
Lajmi u konfirmua të martën për “Zërin e Amerikës” nga një zyrtar amerikan i mbrojtjes.
Anija amerikane “Thunderbird” gjuajti “disa të shtëna paralajmëruese” në drejtim të anijes iraniane kur kjo u afrua me shpejtësi brenda kufirit prej 140 metrash nga anija amerikane.
Të shtënat ishin masa ekstreme që ndërmori luftanija amerikane, pasi anija ushtarake iraniane nuk iu përgjigj thirrjeve me radio, përfshirë edhe pesë sinjalizime zanore nga anija e marinës amerikane, një simbol ndërkombëtar që paralajmëron rrezik.
Sipas zyrtarit amerikan të mbrojtjes, kur ndodhi incidenti, dy anije të rojes bregdetare të Shteteve të Bashkuara po patrullonin sëbashku me anijen “Thunderbird”.
Zyrtari i mbrojtjes e cilësoi incidentin “të rrezikshëm dhe joprofesional”.
“Këto veprime të rrezikshme dhe provokuese nga iranianët nuk bëjnë asgjë, vetëm se rrisin në mënyrë të panevojshme rrezikun për gabime”, i tha zyrtari amerikan “Zërit të Amerikës”.
Muajin e kaluar, një anije ushtarake iraniane vuri në shënjestër me lazer një helikopter amerikan që po shoqëronte tre anije ushtarake amerikane në ngushticën e Hormuzit.
Zëdhënësi i flotës së pestë të marinës amerikane Bill Urban, tha se anija iraniane ndodhej 730 metra larg luftanijes amerikane Batan./Voa
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të