Evropa ishte e gatshme të ulte tarifat ndaj makinave amerikane e të bashkëpunonte me SHBA, por administrata “Trump” u largua nga tryeza.
Kjo ishte përmbledhja që komisionerja evropiane e Tregtisë Cecilia Malmström i bëri bisedimeve të minutës së fundit me zyrtarë amerikanë që nuk sollën asnjë zhvillim dhe u pasuan me tarifat e reja amerikane mbi çelikun dhe aluminin që importohet nga Evropa. Malmström tha se SHBA i mbylli derën ofertave të BE. Unioni tashmë ka nisur reagimin e tij ndaj tarifave amerikane përmes një sfide ligjore dhe duke vendosur masa reciproke ndaj produkteve amerikane.
“Po e bëjmë këtë, sepse duhet ta bëjmë. Nuk po e bëj e buzëqeshur, por kjo duhet të jetë pasoja”, deklaroi Malmstom për CNN.
Komisionerja evropiane e tregtisë tha se BE duhet që t’i kundërpërgjigjet SHBA për të mbrojtur rregullat e tregtisë botërore, ndërsa i cilësoi tarifat amerikane proteksionizëm i pastër dhe të jashtëligjshme sipas rregullave të Organizatës botërore të tregtisë.
Presidenti Donald Trump i ka akuzuar aleatët e SHBA se janë të pandershëm në tregti, duke vendosur tarifa të larta që bllokojnë mallrat amerikane dhe sjellin deficite tregtare. Por sipas Mamstrom, deficitet tregtare nuk janë thjesht pasojë e tarifave, por gjithashtu e kursimeve, sistemeve të taksave, modeleve të konsumit dhe dinamikave të kërkesës dhe ofertës./TCh
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri