Google ADS

“Lufta” për Jerusalemin, momentet më dramatike nga protestat në mbarë botën

21:03 | 8 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Një valë masive e protestave ka përfshirë botën myslimane, pasi Presidenti Donald Trump njohu zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Gjatë protestave në Rripin e Gazës, një person është vrarë dhe mbi 200 janë plagosur, shkruan “RT”, transmeton portali arbresh.info

Forcat izraelite kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome, madje edhe municione të gjalla.

Lëvizja e Shteteve të Bashkuara është dënuar nga e mbarë bota, përpos Izraelit.

Protesta janë mbajtur edhe në disa vende europiane, përfshirë Berlinin dhe Londrën. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme