Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara dhe sanksionet e reja të planifikuara prej saj ndaj Rusisë.
“Uashingtoni, – tha kreu i diplomacisë gjermane, – ndjek interesa vetjake ekonomike dhe e dëmton Europën”. Linjës së tij i është bashkuar edhe Kancelari austriak, Christian Kern. “Është për të ardhur keq, që Shtetet e Bashkuara nuk u koordinuan me europianët për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës”, shkruajnë ata në një deklaratë të përbashkët.
“Ne nuk mund ta pranojmë kërcënimin me sanksione shtesë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare kundër sipërmarrjeve europiane, që marrin pjesë në zgjerimin e furnizimit me energji. Me një sinqeritet që të tërheq vëmendjen, projektligji i SHBA-ve përshkruan interesin e vërtetë të amerikanëve: shitjen e gazit të lëngshëm amerikan dhe spostimin e furnizimeve ruse me gaz nga tregu europian”, tha Gabriel.
Objektivi, sipas dy udhëheqësve të cituar nga “Deutsche Welle”, është të sigurohen vendet e punës në industrinë e naftës dhe të gazit të Shteteve të Bashkuara.
“Instrumentet e sanksioneve politike nuk duhet të vihen në lidhje me interesat ekonomike”, shkruajnë më tej ata. “Furnizimi me energji i Europës është problem i saj dhe jo i Amerikës”.
“Për atë që na furnizon me energji dhe si na furnizon, vendosim ne, në bazë të rregullave të sinqeritetit dhe të konkurrencës në ekonominë e tregut”, vazhdojnë Gabriel dhe Kern.
Senati amerikan votoi të mërkurën për sanksione të reja mbi sektorët kyç të ekonomisë ruse dhe individë atje, për shkak të ndërhyrjes së supozuar të saj në presidencialet amerikane të vitit 2016, si dhe agresionin në Siri e Ukrainë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...