Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky u shpreh se tashmë lufta ka hyrë në një fazë të re dhe akuzoi trupat ruse se po vrasin civilë të pafajshëm për të ngjallur frikë, por edhe thjesht për kënaqësi.
Në këtë mënyrë, lideri ukrainas iu referua ngjarjes së fundit në Kherson, ku trupat armike vranë 7 persona dhe plagosën 58 të tjerë, në një ngjarje që sipas tij nuk kishte të bënte fare me luftën.
Presidenti ukrainas e shoqëroi mesazhin e tij me foto nga vendngjarja, ku shfaqeshin makina të djegura, dhe trupa njerëzish të vdekur.
“Rrjetet sociale me shumë gjasa do t’i shënojnë këto foto si me përmbajtje të ndjeshme. Por ato nuk janë ashtu është jeta reale e Ukrainës dhe ukrainasve”, shkroi presidenti.
Më herët, Ministria britanike e Mbrojtjes bëri me dija se Rusia po përballet me mungesë municionesh dhe për këtë arsye po përhap panik si të jetë e mundur./A2/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...