Rusia ka kryer sulme me 12 raketa në rajonin ukrainas të Zaporizhjës, duke shkaktuar viktima dhe duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në uzinën bërthamore të Zaporizhjës, thanë zyrtarët më 22 mars.
Sipas kreut të administratës ushtarake në Zaporizhja, Ivan Fedorov, janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe 35 ndërtesa të tjera janë dëmtuar.
Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjatë për më shumë se një orë.
Operatorit të centralit të Zaporizhjës, Energoatom, tha se centrali është “në prag të mbetjes pa rrymë” për shkak të sulmeve ruse mëngjesin e së premtes.
Centrali i Zaporizhjës është më i madhi në Evropë dhe Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar se sulmet ruse rrezikojnë të shkaktojnë një katastrofë bërthamore në këtë uzinë bërthamore.
Po ashtu, kompania shtetërore e hidroenergjisë, Ukrhydroenerho, tha se diga më e madhe në vend, DniproHES në Zaporizhja, është goditur nga vala e sulmeve, por aktualisht nuk ka rrezik që kjo digë të shkatërrohet.
“Aktualisht ka shpërthyer zjarr në digë. Ekipet emergjente po punojnë në vendin e ngjarjes”, tha Ukrhydroenerho përmes një deklarate, duke shtuar se situata në digë “është nën kontroll”.
Në rajonin e Harkivit, grantimet intensive ruse po ashtu kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës dhe furnizimeve me ujë.
“Pushtuesit kryen më shumë se 15 sulme ndaj ndërtesave të energjisë. Qyteti, faktikisht, ka mbetur krejtësisht në terr”, tha Oleh Synyehubov, kreu i administratës rajonale ushtarake në Harkiv.
Sipas ministrit të Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko, ky është “sulmi më i madh i kryer së fundi ndaj industrisë ukrainase të energjisë”.
Aktualisht, në të gjitha rajonet ukrainase janë lëshuar sirena alarmi për sulme ajrore.
Sulmet në Harkiv dhe Zaporizhja ndodhin një ditë pasi kryeqyteti ukrainas, Kiev, u përball me një sulm masiv me dronë dhe raketa, përfshirë balistike, të lëshuara nga Rusia.
Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 2022, Rusia vazhdimisht ka sulmuar ndërtesat energjetike dhe rrjetin e shpërndarjes së rrymës të Ukrainës./rel
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos