Google ADS

Lufta në Ukrainë, shtatë të vdekur në sulmin me raketa ruse në rajonin e Zaporizhzhyat

23:07 | 29 Qershor 2024
R J

Të paktën shtatë persona vdiqën në një sulm me raketa ruse në qytetin e Vilniansk në rajonin Zaporizhzhya të Ukrainës dhe 11 të tjerë u plagosën rëndë, përfshirë tre fëmijë.

Presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetin social X, shkruan se “Për fat të keq, numri i viktimave mund të rritet”.

Guvernatori i Zaporizhzhya Ivan Fodorev tha se një “objekt i infrastrukturës kritike” dhe disa blloqe banimi ishin dëmtuar. Qyteti industrial Dnipro u godit të premten, me një person të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur.

Qytetet dhe qytezat e Ukrainës sulmoheshin çdo ditë, tha Zelensky. “Ne do t’i shkatërrojmë terroristët ku janë, do të eliminojmë platformat e lëshimit rusë, do t’i godasim me armë me rreze të gjatë dhe do të rrisim numrin e sistemeve moderne kundërajrore në Ukrainë,” shtoi ai.

Të ngjashme