Lufta në Ukrainë: Rusia e gatshme të rifillojë bisedimet e paqes

01:11 | 23 Maj 2022
Trina Galanxhi

Rusia është e gatshme të vazhdojë bisedimet e paqes, tha negociatori kryesor rus, por nisma për vazhdimin e tyre është në Kiev.

Associated Press raporton se Vladimir Medinski tha në një intervistë për TV Bjellorusi se Rusia nuk i ka refuzuar asnjëherë bisedimet, transmeton portal arbresh.info

“Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun”, tha Medinski, duke shtuar se ndërprerja e bisedimeve ishte tërësisht një iniciativë e Ukrainës.

Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase janë mbajtur rregullisht, personalisht dhe nëpërmjet lidhjes video që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Në mars, ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë u takuan në Turqi për bisedime të dështuara, e ndjekur nga një takim i delegacioneve në Stamboll, i cili gjithashtu nuk arriti të jepte rezultate konkrete./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme