Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ekzistenca e Rusisë si shtet është në rrezik në luftën kundër Ukrainës.
Duke folur me punëtorët në një fabrikë aviacioni, Putin përsëriti pretendimet se Perëndimi synon ta shkatërrojë Rusinë.
Ai ka akuzuar më parë Perëndimin për përdorimin e Ukrainës si një mjet për t’i shkaktuar një “humbje strategjike” fqinjit të saj.
“Pra, për ne kjo nuk është një detyrë gjeopolitike, por një detyrë e mbijetesës së shtetësisë ruse, duke krijuar kushte për zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe fëmijëve tanë”, tha Putini.
ShBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja dhe aleatët e tjerë kanë thënë se po e ndihmojnë Ukrainën për të mbrojtur veten kundër një pushtimi të stilit perandorak.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person