Google ADS

Lufta në Ukrainë po shkakton një “krizë tredimensionale”, thotë Guterres

00:25 | 14 Prill 2022
Trina Galanxhi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se lufta në Ukrainë po rrit krizën ushqimore, energjetike dhe ekonomike.

Sipas tij, ky zingjir do të prekë njerëzit më të cenueshëm në botë, transmeton portal arbresh.info

“Lufta po nxit një krizë tredimensionale – ushqim, energji dhe financa – që po godet disa nga njerëzit, vendet dhe ekonomitë më të cenueshme të botës”, tha Guterres.

“Dhe e gjithë kjo vjen në një kohë kur vendet në zhvillim tashmë po luftojnë me një sërë sfidash që nuk janë bërë prej tyre, si pandemia, ndryshimet klimatike dhe mungesa e aksesit në burimet e duhura për të financuar rimëkëmbjen në kontekstin e vazhdueshëm dhe rritja e pabarazisë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se “armëpushimi për qëllime humanitare duke i pamundur” në Ukrainë.

“Për momentin një armëpushim për qëllime humanitare në Ukrainë nuk duket i mundur”, shtoi ai.

Ai tha se Kombet e Bashkuara i kanë propozuar Rusisë armëpushime lokale dhe mundësinë e evakuimit të civilëve, por se ende janë duke pritur një përgjigje nga Moska./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme