Parlamenti Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të enjten të mbështesin krijimin e një gjykate speciale për të gjykuar çdo krim lufte të kryer nga Rusia në Ukrainë, sipas mediave të huaja.
Rezoluta u miratua me 472 vota pro dhe 33 abstenime në Parlamentin Europian dhe ritheksoi edhe njëherë vullnetin e BE-së për të siguruar që Moska të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Ukrainë.
“Të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën për të kërkuar dhe ndërtuar mbështetje politike në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe forume të tjera ndërkombëtare për krijimin e gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, tha PE.
Apeli erdhi pavarësisht se kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, tha se gjykata e tij ishte në gjendje të trajtonte në mënyrë efektive krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Parlamenti Europian tha, megjithatë, se krijimi i gjykatës speciale do të plotësojë përpjekjet hetimore të GJPN-së dhe prokurorit të saj, pasi do të fokusohet në gjenocidin e dyshuar, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë”.
ICC me bazë në Hagë ka nisur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë, por nuk mund të ndjekë penalisht krimin e agresionit – aktin e pushtimit të një vendi tjetër sepse Federata Ruse nuk ka nënshkruar Statutin e Romës, traktatin që krijoi gjykatën.
Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për abuzime që variojnë nga vrasjet në periferi të Kievit, Bukha, deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve civile, duke përfshirë një bombë në teatrin e Mariupolit me 16 mars./abcnews.al
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...