Google ADS

Lufta në Ukrainë godet ekonominë gjermane

10:43 | 5 Maj 2022
A. B.

Dërgesat industriale gjermane kanë rënë ndjeshëm në muajin mars, u tha në të dhënat e publikuar më 5 maj, teksa ekomonia gjermane është goditur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Dërgesat ranë për 4.7 për qind në mars, krahasuar me muajin paraprak, u tha në të dhënat e agjencisë federale të statistikave Destatis.

Kjo rënie ishte një tregues i “qartë” i ndikimit që lufta në Ukrainë po ka në ekonominë gjermane, tha Ministria gjermane e Ekonomisë përmes një deklarate.

“Rritja e pasigurisë reflektohet në më shumë mungesë të dërgesave, veçmas në shtetet që nuk janë në Eurozonë”, tha ministria.

Dërgesat e huaja jashtë Eurozonës ishin 13.2 për qind në mars, ndërkaq kërkesa jashtë bllokut evropian u rrit me 5.6 për qind.

Porositë brenda vendit shënuan një rënie prej 1.8 për qind.

Rënia më e madhe është shënuar në mallrat kapitale, që përdoren nga kompanitë për prodhim. Dërgesat e mallrave kapitale shënuan rënie për 8.3 për qind.

“Në këto kohë të vështira politike dhe ekonomike, kjo rënie po ashtu tregon edhe ngurrimin për të investuar”, tha Destatis përmes një deklarate.

Po ashtu rënie ka pasur edhe në mallrat e tjera, ndërkaq dërgesat e konsumit janë rritur me 6.4 për qind./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme