Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka paralajmëruar se miliona njerëz do të vuajnë nga uria për shkak të luftës në Ukrainë, shkruan skynews.
Ukraina është një kontribues i madh në rezervat botërore të ushqimit, duke eksportuar sasi të konsiderueshme vaji për gatim, misër dhe grurë. Por këto furnizime janë aktualisht të bllokuara për shkak të pushtimit të Rusisë.
Duke folur pas një samiti të G7 në Gjermani, Baerbock tha se deri në 50 milionë njerëz, veçanërisht në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, do të vuajnë nga uria në muajt e ardhshëm.
“Lufta e Rusisë ka gjeneruar një nga krizat më të rënda të ushqimit dhe energjisë në vitet e fundit. Ne jemi të vendosur të përshpejtojmë një përgjigje shumëpalëshe të koordinuar për të ruajtur sigurinë globale të ushqimit dhe të qëndrojmë pranë partnerëve që janë më të cënueshëm në këtë drejtim,” tha Baerbock.
Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, tha se ishte e gatshme të dërgonte anije në portet europiane për të transportuar grurë, nëse do të fillonin të hapeshin portet./abcnews.al/
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...