Përfaqësuesi i BE-së për politikën e jashtme, Joseph Borrell ka deklaruar gjatë Samitit Europian për Mbrojtjen dhe Sigurinë se Rusia tashmë ka humbur luftën në Ukrainë.
Gjatë fjalimit të tij, ai iu referua tërheqjes së trupave në Kiev dhe Bakhmut.
“Rusia vazhdon të bombardojë vazhdimisht Ukrainën. Ushtria ruse u mund, ata u përpoqën të merrnin Kievin brenda dy javësh, ata dështuan dhe u tërhoqën.
Ata nuk mund të merrnin në kontroll as Bakhmut. Është një luftë e përgjakshme por Rusia e ka humbur tashmë,” tha ai.
Sipas Borrell, Ukraina nuk ka fituar ende, por për Rusinë kjo është qartësisht një humbje ushtarake./abcnews.al
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë