Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë dhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, i ka bërë thirrje Evropës që të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes për të rimbushur rezervat e armatosura të dërguara në Ukrainë.
“Ne duhet të forcojmë bazën tonë industriale dhe teknologjike të mbrojtjes. Nuk ishte e qartë për askënd përpara luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, por tani është bërë sens i përbashkët. Është një parakusht nëse duam të jemi në gjendje të forcojmë kapacitetin tonë mbrojtës në një kontekst të tensionuar gjeopolitik”, tha Borrell në një deklaratë, shkruan The Guardian.
Borrell vuri në dukje se, pas dy viteve të një lufte me intensitet të lartë ku Ukrainës iu siguruan armë nga aleatët e BE-së, kryesisht nga rezervat ekzistuese, këto rezerva ekzistuese tani janë varfëruar dhe “konflikti ka evoluar nga një luftë stoqesh në një luftë prodhimi”.
Ai tha se prodhimi i municionit duhet të rritet më tej, gjë që ai tha se është i kufizuar “jo aq shumë nga mungesa e kapacitetit prodhues, por më tepër nga mungesa e porosive dhe financimit”, duke shtuar se udhëheqësit e industrisë po thoshin “bëni porosi dhe ne do të prodhojmë më shumë .”
Borell gjithashtu bëri thirrje që vendet anëtare të BE-së të punojnë së bashku, duke vënë në dukje se ata “ende nuk po koordinojnë dhe bashkojnë sa duhet planifikimin dhe prokurimin e tyre të mbrojtjes”./abcnews.al
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri