Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur praninë e saj ushtarake në Siri pasi një numër përleshjesh me forcat ruse intesifikuan tensionet në vend.
Zyrtarët amerikanë thanë se gjashtë Automjete Luftarake Bradley dhe rreth 100 trupa ishin pjesë e vendosjes në Sirinë veri-lindore.
Incidentet midis forcave amerikane dhe ruse që patrullojnë atë pjesë të vendit janë përshkallëzuar këtë vit, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Kapiteni i Marinës Amerikane Bill Urban tha se masa do të “garantojë sigurinë e forcave të koalicionit”.
“SHBA-të nuk kërkojnë konflikt me ndonjë komb tjetër në Siri, por do të mbrojnë forcat e koalicionit nëse është e nevojshme”, tha ai.
Ai nuk e përmendi Rusinë me emër, por sipas mediave amerikane këto përforcime janë një sinjal i qartë për Rusinë dhe palët tjera për të shmangur veprimet joprofesionale dhe provokuese.
Në fund të gushtit, shtatë ushtarë amerikanë u plagosën në një përplasje me një automjet rus. Qeveritë ruse dhe amerikane fajësuan njëra-tjetrën për përplasjen, e cila u filmua dhe u postua në Tëitter.
SHBA ka rreth 500 trupa në zonë, e cila ka për qëllim që të mbrojë sigurinë çdo kërcënimi të mëtejshëm nga xhihadistët e Shtetit Islamik (IS).
Rusët mbështesin forcat e qeverisë Siriane ndërsa Amerikanët mbështesin luftëtarët lokalë Kurdë, pjesë e një lufte civile që ka shtypur vendin që nga viti 2011.
Rusia, e cila mbështet forcat e Presidentit Sirian Bashar al-Assad, ka kundërshtuar prej kohësh praninë e ushtrisë amerikane në vend.
Në tetor 2019, Presidenti i SHBA Donald Trump vendosi të tërheqë 1.000 trupa amerikane që po vepronin në mbështetje të aleancës së Forcave Demokratike Siriane (SDF) të drejtuara nga kurdët, por më pas ai vendosi që të mbante disa qindra trupa për të mbrojtur puset e naftës./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...