Lufta në Jemen: Arrihet armëpushim për qytetin portual të Hudejdes

13:48 | 13 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Partitë ndërluftuese në Jemen kanë rënë dakord për një armëpushim për qytetin port të Hudejdes, litar shpëtimi kryesor për dy të tretat e vendit.

Ata arritën marrëveshje në fund të bisedimeve në Suedi të ndërmjetësuar nga OKB, të cilat kishin për qëllim përfundimin e gati katër viteve të luftës civile, transmeton portali arbresh.info.

Lufta ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë në kohët e fundit.

Mijëra njerëz kanë vdekur në luftime dhe miliona janë shtyrë në prag të urisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme