Së paku 33 vetë mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë të mërkurën që goditën një shkollë të Kombeve të Bashkuara ku strehohen të zhvendosur palestinezë, si dhe dy shtëpi.
Autoritetet në Gazë thanë se mes viktimave kishte gra dhe fëmijë.
Sulmi më vdekjeprurës ndodhi të mërkurën, gjatë natës, kur u godit shkolla e OKB-së, Al-Jaouni, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Grupi Hamas është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ushtria izraelite tha se militantët po planifikonin të kryenin sulme nga brenda kësaj shkolle. Mes të vrarëve ishin 6 punonjës të agjencisë së OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë, UNRWA.
Qe nga fillimi i luftës, janë vrarë 220 punonjës të kësaj agjencie.
Të enjten, Izraeli kreu një sulm ajror në Bregun perëndimor duke thënë se po synon shkatërrimin e grupeve militante për të parandaluar sulmet ndaj Izraelit.
Njoftohet se tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se ka evakuuar rreth 100 njerëz, mes tyre fëmijë, nga Gaza në Emiratet e Bashkuar Arabe duke bërë thirrje që të rikthehet lejimi i transferimit të rregullt të pacientëve prej rajonit. Richard Peeperkorn, përfaqësues i OKB-së për territoret palestineze tha se Gaza ka nevojë për më shumë korridore mjekësore duket shtuar se më shumë se 10 mijë banorë të Gazës presin të transferohen.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke lënë rreth 1200 të vrarë dhe duke rrëmbyer afro 250 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 41 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, edhe pse ushtria izraelite thotë se bilanci përfshin mijëra militanë. /voa
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...