Google ADS

Lufta në Gaza, protestuesit pro palestinezë mblidhen rreth Shtëpisë së Bardhë në Uashington

21:55 | 8 Qershor 2024
R J

Aktivistët pro-palestinezëve kërkuan gjatë fundjavës dhënien fund të luftës në Rripin e Gazës dhe të mbështetjes amerikane për Izraelin. Ata u mblodhën rreth Shtëpisë së Bardhë të shtunën, në protesta për të cilat u shtuan masat e sigurisë, që përfshinë ndër të tjera edhe ngritjen e një rrethimi më të gjerë sigurie përreth Shtëpisë së Bardhë.

Grupet e aktivistëve, si CODEPINK dhe Këshilli për Marrëdhëniet Islamike Amerikane thanë se protestat u planifikuan për të shtunën, për të shënuar tetë muaj nga fillimi i luftës së Gazë, gjatë së cilës janë vrarë dhjetëra mijëra persona dhe është shkaktuar një krizë humanitare me uri dhe shkatërrim të gjerë.

Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, kanë parë muaj të tërë protestash pro-palestineze duke filluar nga marshimet në Uashington dhe vigjiljet pranë Shtëpisë së Bardhë deri te bllokimi i urave dhe rrugëve pranë stacioneve të trenave dhe aeroporteve në qytete të shumta dhe kampe në shumë kampuse kolegjesh .

Të paktën tetë zyrtarë janë larguar nga administrata e presidentit Joe Biden duke përmendur kundërshtimin e tyre ndaj politikës së tij. Protestuesit gjithashtu kanë ndërprerë disa nga ngjarjet e fushatës së rizgjedhjes së Biden.

Biden aktualisht ndodhet në Francë për një vizitë zyrtare./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme