Ushtria izraelite u ka kërkuar palestinezëve që të largohen edhe nga jugu i Gazës, pak javë pasi ata u zhvendosën nga veriu në jug. Tani më nuk dinë nga t’ia mbajnë pasi edhe Egjipti nuk dëshiron kalimin masiv të palestinezëve në territorin e tij. Kërkesa për largim nga jugu paralajmëron se Izraeli synon të zgjerojë operacionin tokësor në Gazë
Ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve që të largohen edhe nga pjesët jugore të Gazës, duke sinjalizuar se do të zgjerojë ofensivën tokësore. Në jug të Gazës janë strehuar mijëra palestinezë, të cilëve në fillim të luftës u ishte kërkuar që të largoheshin nga veriu i qytetit.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka vazhduar bastisjen e spitalit Shifa edhe të enjten. Ushtria izraelite ka prezantuar armët që ishin të fshehura nëpër ndërtesën e spitalit, mirëpo deri më tani nuk ka publikuar prova se nën spital fshihet qendra komanduese e Hamasit.
Ushtarët izraelitë kanë kontrolluar bodrumin e spitalit dhe kanë arrestuar teknikët përgjegjës për pajisjet e spitalit Shifa.
Zgjerimi i operacioneve në jug – zonë të cilën e ka bombarduar Izraeli – kërcënon të përkeqësojë krizën humanitare në territorin e rrethuar.
Më shumë se 1.5 milionë persona janë zhvendosur në Gaza, shumica prej tyre në jug. Mbetet e paqartë se ku do të shkojnë palestinezët, sepse Egjipti ka refuzuar kalimin masiv të palestinezëve të zhvendosur.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11 mijë e 200 palestinezë të vrarë, dy të tretat prej tyre janë gra dhe të mitur. Ndërkaq, 2 mijë e 700 të tjerë janë raportuar të zhdukur. Shumica besohet se janë varrosur nën rrënoja./abcnews
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...