Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për përhapjen e sëmundjeve në Gaza, me ardhjen e dimrit që sipas tyre, do të përkeqësojë kushtet.
Sipas përfaqësuesit të OKB në territorin e pushtuar palestinez, Richard Peeperkorn, tashmë ka më shumë se 70,000 raste të infeksionit akut të frymëmarrjes në Gaza.
Po ashtu bëhet me dije se janë regjistruar 44,000 raste të tjera të diarresë.
Shifrat thuhet se janë dukshëm më të larta se sa pritej.
Javët e bombardimeve izraelite në Gaza kanë bërë që banorët në territorin me dendësi të madhe të popullsisë, të grumbullohen në strehimore ku ka ushqim dhe ujë të pastër.
Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut paralajmëroi dje se shpërthimi i sëmundjeve dhe urisë dukej “i pashmangshëm”.
Ndërkohë, Human Rights Watch tha se mungesa e ujit të pastër do të thotë se sëmundjet infektive që vijnë nga uji, si kolera dhe tifoja, së shpejti do të fillojnë të përhapen.
Grupi me bazë në Nju Jork i bëri thirrje Izraelit që menjëherë t’i japë fund bllokadës së Gazës.
Një sasi e kufizuar uji hyn në Gaza përmes Izraelit dhe Egjiptit, por shumica e njerëzve pinë nga furnizimi lokal me ujë, 96% e të cilit është “i papërshtatshëm për konsum njerëzor”, sipas OKB-së.
Ushtria izraelite po kërkon të shkatërrojë Hamasin pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit në Izrael./euronews
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...