Forcat izraelite kanë shkatërruar dy ambulanca brenda kompleksit spitalor Nasser në Khan Younis, sipas Ashraf al-Qudra, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se trupat izraelite sulmuan më herët një maternitet. Mirëpo, forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretendojnë se luftëtarët e Hamasit ishin fshehur brenda dhe se trupat e pengjeve izraelitë mund të jenë gjithashtu aty. Ky pretendim i Izraelit është hedhur poshtë nga Hamasi.
Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari tha se forcat po synonin të arrinin luftëtarët e Hamasit brenda, “përfshirë ata të dyshuar për përfshirje në masakrën e 7 tetorit”. /abcnews.al
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...