Shumë arabo-amerikanë dhe votues myslimanë që kanë folur për CNN thonë se nuk do të votojnë për rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden për shkak të mbështetjes së palëkundur ndaj Izraelit dhe dështimit për të bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm në Gaza.
Në ciklin e fundit të zgjedhjeve presidenciale, Biden mori mbështetjen e disa zyrtarëve të shquar myslimanë amerikanë të zgjedhur dhe liderëve të komunitetit. Por këtë herë, shumë janë skeptikë – dhe të zemëruar.
Fushata e braktisjes së Bidenit u krijua në Minesota pasi një grup amerikanësh myslimanë i bënë thirrje presidentit për një armëpushim deri më 31 tetor. Dhe kur Biden nuk iu përgjigj këtyre thirrjeve, grupi u zotua të bënte fushatë kundër tij.
Të paktën 146,620 nga 200,000 votuesit myslimanë amerikanë në Michigan hodhën votën në ciklin zgjedhor të vitit 2020, sipas një analize nga Emgage.
Në vitin 2020, Biden fitoi Miçiganin me tre pikë përqindje ndaj Trump. Katër vjet më parë, Trump fitoi shtetin ndaj kandidates demokrate presidenciale Hillary Clinton me 0.2 pikë përqindjeje.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...