Policia ka vrarë 13 persona në Manila, në natën e tretë të një përshkallëzimi të luftës së ashpër kundër drogës dhe krimit të presidentit Rodrigo Duterte duke e çuar në 80 bilancin e një prej javëve më të përgjakura deri më tani në vend.
Më herët këtë javë, 67 vetë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u arrestuan në Manila dhe provincat përreth kryeqytetit të Filipineve në atë që policia e cilësoi si një përpjekje të madhe për të goditur krimin e rrugës dhe drogat.
Policia e Filipineve ka ndërmarrë kështu një operacion anti-krim në ato që i konsideron zona të ekspozuara ndaj krimit, zakonisht lagje të varfra me baraka.
Dutertte ka shprehur mbështetjen për përshkallëzimin e luftës gjatë kësaj jave dhe tha të enjten se do ti amnistonte oficerët që kishin vrarë kriminelët e madje edhe do ti ngrinte ata në detyrë.
Kritikët pretendojnë se pjesëtarë të policisë kombëtare të Filipineve po ekzekutojnë të dyshuarit dhe thonë se ka gjasa që të ketë dorë në mijëra vrasje të pazbardhura të përdoruesve të drogës nga vullnetarë misteriozë. Policia dhe qeveria, i hedhin poshtë këto akuza.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...