Administrata e presidentit Trump pritet që të lajmërojë se, organizatat që iu ofrojnë apo u flasin për abortin pacientëve të tyre do të humbasin fondet federale.
Një prej këtyre organizatave, “Planned Parenthood” tha se propozimi ishte i rrezikshëm, i turpshëm dhe do të kishte pasoja të tmerrshme, transmeton Top Channel.
Por, lëvizja e pritshme e Donald Trumpit shkon në kuadër të një premtimi elektoral dhe është mbështetur fort nga grupet antiabort.
Propozimi thotë se, klinikat që marrin parà federale nga Programi i Planifikimit Familjar, që njihet si “Titulli X”, nuk do të lejohen që të çojnë klientë për abort, të diskutojnë abortin me pacientët, apo të ndajnë hapësirën e tyre me klinika që ofrojnë aborte.
Nëse i thyejnë këto rregulla, ato do të mbesin pa parà. “Titulli X” jep fonde për shtresat me të ardhura të ulëta për shërbime të planifikimit familjar, si kontraceptivë apo kontrolle shëndetësore. Paratë nuk janë për aborte, por klinikat që financohen prej tij i çojnë pacientët te klinikat që e ofrojnë këtë shërbim.
Propozimet e reja që e bëjnë sakrilegj përmendjen e abortit në klinikat e financuara nga shteti janë cilësuar si mbyllje goje nga kritikët.
Organizata “Planned Parenthood” tha se ndryshimet lënë miliona njerëz pa kontraceptivë e kujdes shëndetësor, e pasojat do të ndihen në të gjithë vendin. Aborti është një çështje shumë e nxehtë në SHBA, e përballjet për të nuk kanë munguar kurrë.
Politikisht, ndryshimet e propozuara e hedhin çështjen e abortit në mes të debatit për zgjedhjet e mesmandatit në nëntor. Vet presidenti Trump është kundër abortit, megjithëse vite më parë ka qenë qenë pro tij.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...