Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një konferencë për shtyp, ka theksuar se lufta në Ukrainë mund të ndalet vetëm nga ata që e filluan atë.
Ai tha se dëshiron t’i japë fund luftës dhe çdo ‘person me mendje të shëndoshë do të zgjidhte rrugën diplomatike’ në vend të një rruge ushtarak’, transmeton portal arbresh.info
I pyetur nëse ka frikë për jetën e tij, Zelensky tha se jo, ndërsa shtoi se familja e tij është e shqetësuar.
Zelenskyy i është kërkuar të japë vlerësimin e tij për planet e Moskës për të marrë rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës.
Ai tha: “Çdo gjë që ata ( rusët) e kanë shkatërruar, ne do ta marrim pas. Kjo nuk është një çështje e 20 deri në 30 vjet… kjo do të jetë në varësi të armatimit të kemi. Ne do të kthejmë gjithçka me një lëvizje, të gjitha ato territore të pushtuara”, tha ai.
Zelenskyy është pyetur nëse populli ukrainas është i përgatitur të jetojë në një gjendje gatishmërie ushtarake për vite si Izraeli.
“Ne do të jemi një vend i tillë, ne tashmë jemi bërë një vend i tillë, ne jemi tashmë një vend i tillë, ne jemi një vend që e di se do të duhet të mbrojmë vendin tonë”, tha Zelensky, ndërsa shtoi se “se sapo të fitojmë do të kemi ushtrinë më të fortë dhe sa i përket garancive të sigurisë, do të jemi një nga vendet më të forta në Europë”./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...