Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpallin ditën e hënë (më 29 dhjetor) paketën e ndihmës për ushtrinë e Ukrainës.
Lufta me Rusinë- Zelensky njofton vendimin e rëndësishëm të SHBA-së për të mbështetur Ukrainën
“Unë e di se një vendim i rëndësishëm nga Shtetet e Bashkuara në mbështetje të Ukrainës është duke u përgatitur – presim njoftimin zyrtar që nesër – paketa të rëndësishme ndihme për luftëtarët tanë.
Këto janë masa që kanë mbrojtur në mënyrë efektive Ukrainën gjatë gjithë këtyre viteve të luftës. Kjo mbështetje ka për qëllim forcimin e përpjekjeve stabilizuese në vijat e frontit tani”.
Zelensky theksoi se “sa më gjithëpërfshirëse të jenë furnizimet nga partnerët tanë, aq më shumë jetë të trupave tona do të shpëtohen”.
Ai shtoi se Ukraina po punon gjithashtu për të siguruar që partnerët e tjerë të mbajnë mbështetjen e tyre “në nivelin e nevojshëm”./rtsh.al
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...