Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Antony Blinken, Sekretarin Amerikan të Shtetit, u pyet edhe për luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
Rama u shpreh se ai është për një zgjidhje me dy shtete, por theksoi se në arritjen deri në këtë pikë ka shumë gjëra për të zgjidhur, duke u shprehur se në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet përshkallëzimi i konfliktit.
“Në këndvështrimin tim modest është aspekti më i vështirë politik për t’u trajtuar. Kohë më parë Shqipëria ka njohur Palestinën. Ne kemi qenë në diktaturë dhe diktatori ynë ka qenë një nga miqtë më të afërt me drejtuesit e organizatës për mbrojtjen e Palestinës.
Ky është i vetmi vend në Europë që ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj, ata erdhën për t’u mbrojtur. Ky është një vend që nazistët nuk ia dolën që të kapnin asnjë hebre. Situata është tragjike sepse Izraeli ka të drejtën e tij për t’u vetëmbrojtur, por shkaktërrimi dhe humbja e jetës nga palestinezët janë shumë më tepër, janë shumë më shumë sesa mund të pranohet një përshkallëzim i mëtejshëm. Në fund nuk është një përshkallëzim që do të fshije çdo formë të Hamasit.
E vetmja rrugë është zgjidhja me dy shtete, por në këto situata ka shumë gjëra për t’u zgjidhur”, tha Rama./A2CNN
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...