Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se rruga për të dalë nga konflikti Izrael-Hamas është zgjidhja me dy shtete, për të krijuar një Palestinë të pavarur.
“Tani prioriteti kryesor është një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur një zgjerim të konfliktit apo edhe daljen jashtë kontrollit të një krize humanitare”, ka thënë ai.
Gjithashtu pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin egjiptian Mostafa Madbouly, ai tha se Kina është e gatshme të punojë me Egjiptin dhe vendet arabe për të promovuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë e të qëndrueshme për çështjen palestineze.
Ndër të tjera Xi Jinping vlerësoi Egjiptin për rolin e rëndësishëm në uljen e tensioneve të vendeve./abcnews.al/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...