Ushtria izraelite ka deklaruar se forcat e saj speciale janë brenda spitalit Nasser të Gazës.
Gazetari i Al Jazeera, Mahmoud tha se forcat izraelite u kishin dhënë kohë spitalit Nasser për tu evakuuar deri në orën 7 të mëngjesit dhe që nga mëngjesi i së enjtes ka “një prani të ushtarëve izraelitë brenda objektit”.
Mahmoud tha se materniteti i spitalit, njësia e ortopedisë dhe dhoma e urgjencës ishin në shënjestër.
“Dhjetra janë plagosur në sulme. Ky është objekti më i madh shëndetësor në Gazën jugore. Tani është plotësisht jashtë shërbimit.
U ngritën postblloqe ushtarake dhe palestinezëve iu tha të vinin në grupe prej pesë vetash, mjekë dhe infermierë. Një numër i madh të rinjsh u ndaluan”, përfundoi ai./abcnews.al
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...