Presidenti Joe Biden pritet të ushtrojë presion këtë të enjte ndaj Benjamin Netanjahut për të nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, pavarësisht nga tërheqja e presidentit amerikan nga gara presidenciale gjë që vë në pikëpyetje ndikimin e tij mbi kryeministrin izraelit.
Netanjahu do të takohet gjithashtu me zëvendëspresidenten Kamala Harris – kandidaten e re demokratike për presidente, një ditë pasi kryeministrit izraelit mbajti fjalimin në Kongresin amerikan.
Vizita e kryeministrit izraelit në SHBA erdhi pasi dhjetëra njerëz u vranë në Rripin e Gazës, me 129 të vdekur gjatë 48 orëve në Khan Younis si rezultat i bombardimeve izraelite.
Marrëdhëniet midis Bidenit dhe Netanjahut janë të tensionuara për shkak të sjelljes së Izraelit në luftën e tij kundër Gazës, pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme ushtarake dhe politike të presidentit amerikan për aleatin kryesor të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.
Teksa Biden thotë se dëshiron të sigurojë një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve teksa do të jetë edhe për 6 muaj në detyrë, Netanjahu mund të tundohet të presë deri në presidencën e tij të çalë dhe të negociojë me pasardhësin e tij.
Si pjesë e vizitës së tij të parë në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Biden, Netanjahu do të zhvillojë bisedime me udhëheqësin amerikan në Zyrën Ovale në orën 13:00 dhe të dy më vonë do të takohen me familjet e robërve amerikanë të mbajtur në Gazë./rtsh.al/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...