Asnjë shenjë progresi nga bisedimet për paqe në Gaza, që po mbahen në Kajro. Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i Hamasit për agjencinë e lajmeve Reuters të hënën teksa në kryeqytetin e Egjiptit takohen një delegacion nga Izraeli, Katari dhe Shtetet e Bashkuara.
“Nuk ende asnjë lloj progresi”, citohet të ketë thënë zyrtari i Hamasit.
Më herët gjatë të hënës, kanali televiziv Al-Qahera citoi një burim të lartë nga Egjipti të ketë thënë se në bisedime pati progres, pas arritjes së një marrëveshjeje mes delegacioneve pjesëmarrëse rreth çështjeve që po diskutoheshin.
Izraeli dhe Hamasi dërguan të dielën ekipet e tyre në Egjipt pas mbërritjes të shtunën të drejtorit të CIA-s, William Burns. Prezenca e këtij të fundit nënvizonte presionin e SHBA-së për një marrëveshje që mund të lironte pengjet e mbajtura në Gaza dhe mund të lehtësonte po ashtu krizën humanitare që po ndodh.
Izraeli dhe Hamasi, të cilët ndodhen në luftë në rripin e Gazës që në tetor, kanë dështuar deri më tani që të gjejnë një rrugë të përbashkët për mosmarrëveshjet e tyre dhe për kërkesat e tyre kryesore./A2CNN