Një artist që ia doli të largohej nga Koreja Veriore dhe që tani përmes pikturave tallet me liderin Kim Jong-un, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA, Donald Trump, që të ndihmojë në përmbyjsen e regjimit në Korenë Veriore.
Song Byeok, i cili ka punuar si një artist propagandistik përpara se të ikte nga regjimi brutal në 2002, për Daily Mail ka thënë se ‘konflikti me diktatorin koreano-verior është i pashmangshëm”, transmeton portali arbresh.info
Song, i cili jeton në Korenë e Jugut, ka thënë se lufta e Gadishullit është një çmim që ia vlen të paguhet në mënyrë për të siguruar paqe dhe stabilitet në vendin e tij.
Me një “armatë” të anijeve amerikane të parkuara në pragun e Koresë së Veriut, Z. Song u bëri thirrje Amerikës dhe udhëheqësve të tjerë të botës ‘të bëjnë një ndryshim në mënyrë që njerëzit e Koresë së Veriut të jenë të lirë’./Arbresh.info
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë