Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi të martën se “askush nuk dëshiron shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore”, pasi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov komentoi se rreziku i luftës bërthamore është real.
“Askush nuk dëshiron të shikojë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin gjatë një konference për media, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se Kina shpreson “të ruhet paqja”, ndërsa kërkoi nga Rusia dhe Ukraina të “tregojnë përmbajtje”.
“Ne duhet të mendojmë se si vorbulla e konflikteve gjeopolitike është rritur përsëri në Europë, më shumë se 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për televizionin shtetëro rus ka theksuar se rreziku i luftës bërthamorë është shumë serioz dhe real./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...