Google ADS

Lufta e Sirisë: Turqia kundër planit ushtarak të SHBA-ve

20:26 | 15 Janar 2018
Trina Galanxhi

Fuqitë kyçe të përfshira në luftën civile të Sirisë kanë kritikuar planet e SHBA-ve për të ndihmuar militantët aleatë të udhëhequr nga kurdët që të ngrejnë një “forcë të sigurisë kufitare” prej 30 mijë trupash.

Presidenti i Turqisë është zotuar se do “mbysë” përpjekjet për fillimin e trajnimit të e anëtarëve të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) dhe për të krijuar atë që ai e quajti një “ushtri terrori”, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Ankaraja konsideron kurdët që luftojnë për SDF që të jenë pjesë e një grupi terrorist.

Qeveria e Sirisë kritikoi “sulmin e ashpër” mbi sovranitetin e saj dhe Rusia paralajmëroi se kjo mund të dërgojë në ndarje.

Me ndihmën e sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, kurdët SDF ka kapur dhjetëra mijëra kilometra katrorë territori nga militantët e Shtetit Islamik.

Në tetot, aleanca morri kontrollin e plotë të të ashtuquajturit kryeqytetit të Shtetit Islamik, Raqqa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme