Human Rights Watch (HRW) ka paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës ka përkeqësuar krizën e sigurisë ushqimore në vendet afrikane.
Raporti i publikuar nga HRW thekson se shumica e vendeve afrikane mbështeten jashtëzakonisht te Ukraina dhe Rusia për vajrat bimore, plehrat, gruri dhe importet e grurit, të cilat përbëjnë shumicën e produkteve kryesore.
“Lufta ka ndikuar në tregjet globale të mallrave dhe flukset tregtare në Afrikë, duke rritur çmimet edhe në rajon. Madje edhe vendet që importojnë nga të dy vendet ndikohen në mënyrë indirekte nga çmimet e larta të mallrave kryesore”, tha grupi i të drejtave me seli në Nju Jork.
Sipas raportit, para luftës, vendet në Afrikë, veçanërisht Nigeria, Kenia, Kameruni dhe Angola po përballeshin me rritjen e çmimeve të ushqimeve për shkak të klimës ekstreme dhe kushteve të motit, si përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe thatësirat, ndërkaq pandemia COVID-19 ndërpreu përpjekjet e prodhimit dhe zinxhirët e furnizimit global./atsh/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...