Google ADS

“Lufta e pashmangshme”, Sllovania përgatitet për fluks emigrantesh ukrainas

15:49 | 27 Janar 2022
V. S.

Edhe një konflikt i kufizuar në Ukrainë do të sillte me dhjetëra mijëra refugjatë në Sllovaki, deklaroi ministri i Mbrojtjes Jaroslav Naď (OĽaNO) pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kombëtare.

Nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet dhe skenari më i keq bëhet realitet, për një situatë të tillë përgatitet dhe Praga që ka ofruar dërgimin e efektivëve në kufirin Sllovak-Ukrainë.

Ministri i Jashtëm sllovak Ivan Korçok se situata është serioze, konflikti është i pashmangshëm dhe BE dhe SHBA nuk do të jenë në gjendje të pranojnë disa kërkesa që vijnë nga Moska. Qeveria sllovake ka përgatitur tashmë tre dokumente strategjike. Një prej tyre është i ashtuquajturi plan migrimi. Edhe pse aktualisht nuk është publike, Naď tha se të gjithë ukrainasit që mbërrijnë në vend do të marrin statusin e refugjatit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë një qasje të kujdesshme ndaj synimeve të Rusisë pas pushtimit të Krimesë më 2014 dhe mbështetjen që Moska u ka dhënë separatistëve në luftimet kundër forcave qeveritare në Ukrainën Lindore. SHBA dhe BE kanë paralajmëruar përgjigje të ashpër nëse Rusia sulmon sërish.

Moska mohon të ketë plane për pushtim, por nderkohe vazhdon grumbullimin e trupave ne kufi./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme