Luani që mbajti në oborr ia merr jetën

21:41 | 5 Mars 2019
Trina Galanxhi

Një burrë nga Republika Çeke ka gjetur vdekjen nga luani që po mbante në shtëpinë e tij.

Michal Prasek kishte në pronësi një luan nëntëvjeçare dhe një luaneshë, transmeton portali arbresh.info

Për shkak të kafshëve, shumë banorë të lagjes kishin shprehur disa herë shqetësimet e tyre te autoritetet.

Babai i viktimës e kishte gjetur trupin e tij të mbyllur në kafaz dhe para mediave kishte deklaruar se ai ishte mbyllur nga brenda.

Kafshët, që jetonin nëpër kafaze të ndara, janë qëlluar për vdekje nga policia.

Një zëdhënës i policisë u tha medias lokale se vrasjet ishin “absolutisht të nevojshme për ta për të arritur te njeriu”.

Prasek e kishte blerë luanin në vitin 2016, ndërsa luaneshën gjatë vitit të kaluar.

Ai u bë lajm kryesor gjatë vitit të kaluar pasi çiklist u përplas me luaneshën, përderisa ai e kishte marrë për shëtitje të lidhur me zingjirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme