Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga një kopsht zoologjik në Lünebach në Gjermaninë perëndimore, thotë policia.
Autoritetet lokale kanë këshilluar banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të thërrasin policinë nëse shohin ndonjë gjë. Një kërkim masiv është duke u zhvilluar për pesë macet e mëdha, transmeton portali arbresh.info.
Një ari gjithashtu kishte ikur nga kopshtin zoologjik Eifel në pronësi private, por u qëllua, njoftoi një zyrtar lokal për AFP.
Mediat gjermane raportojnë se kafshët ishin në gjendje të dalin nga kafazi pas përmbytjeve nga një stuhi brenda natës.
Në pronësi të familjes Wallpott, kopshti zoologjik prej 30 hektarëve ka rreth 400 kafshë nga 60 specie, përfshirë tigrat siberianë dhe luanë./Arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga