Google ADS

Londra thirrje Rusisë për të ndalur mbështetjen ndaj Assadit

17:24 | 10 Prill 2017
Arbresh.info

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson i bëri sot thirrje Rusisë për të ndalur së mbështeturi Bachar al-Assad, tashmë ”toksik” në të gjithë kuptimet e fjalës, sipas tij, përpara një takimi me homologët e vendeve të G7-ës.

“Është koha që Vladimir Putin të ballafaqohet me të vërtetën në lidhje me tiranin që vijon të mbështesë “, deklaroi Boris Johnson transmeton AFP.

Ai bashkohet me qëndrimin e SHBA që bëri thirrje një ditë më parë për largimin e presidentit sirian.

“Nuk ka dyshime që ndërhyrja amerikane ka ndryshuar kushtet e veprimit në Siri. Duhet t’i bëjmë të kuptojë Putinit se nuk është më koha për të mbështetur Assadin”, shtoi ai.

“Presidenti rus duhet të kuptojë që Assad është tashmë toksik në të gjitha kuptimet e fjalës. Ai po helmon popullin e pafajshëm të Sirisë me armë të ndaluara 100 vite më parë dhe po helmon reputacionin e Rusisë “, u shpreh ai.

Dy ditë më parë, Boris Johnson njoftoi anulimin e vizitës së tij në Rusi parashikuar për ditën e sotme për shkak të zhvillimeve në Siri që ndryshuan rrënjësisht situatën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme