Me sekuestrimin e një naftëmbajtëseje britanike në Ngushticën e Hormuzit, Irani i është futur një rruge të rrezikshme, deklaroi në twitter ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.
“Veprimi i djeshëm në Gji jep sinjale shqetësuese se Irani mund të zgjedhë rrugën e rrezikshme të një sjelljeje të paligjshme dhe destabilizuese, pas ndalimit jo të ligjshëm të një naftëmbajtëseje që po shkonte drejt Sirisë”, shtoi ai.
Edhe SHBA-ja kritikoi rritjen e dhunës nga ana e Iranit pasi Gardianët e Revolucionit Iranian njoftuan se kishin konfiskuar një naftëmbajtëse britanike në Ngushticën e Hormuzit.
“Kjo është hera e dytë në pak më shumë se një javë që Britania e Madhe shënjestrohet nga dhuna e tepruar e regjimit iranian”, njoftoi në një komunikatë Garett Marquis, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane.
Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se forcat e saj kishin kapur një naftëmbajtëse britanike në Ngushticën e Hormuzit për një shkelje të supozuar të ligjeve ndërkombëtare./atsh/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut